Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vazhdon sot xhiro e 15 në Superligën e Shqipërisë

Vazhdon sot xhiro e 15 në Superligën e Shqipërisë

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje interesante, në kuadër të programit për ditën e mërkure, të javës së 15.

Ndër ndeshjet më interesante për sot do të jetë mes Kastriotit e Teutës, përcjell KosovaPress.

Tuta zhvillon ndeshje në udhëtim si mysafirë kundër skuadrës së Kastriotit. Pas 14 ndeshjesh, Teuta ka pesë fitore, tetë barazime dhe një humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë, Partizani.

Në anën tjetër, skuadra e Kastriotit pas 14 xhirosh, pozicionohet në vendin e gjashtë, ku ka regjistruar deri më tani katër fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 17 pikë.


Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:45 Apolonia Fier (9) – Kukësi (7) (Stadiumi Loni Papuciu)

13:45 Bylis (8) – Vllaznia (1) (Stadiumi Adush Muça)

13:45 Kastrioti (6) – Teuta (3) (Stadiumi i Kastriotit)

13:45 Laci (4) – Skënderbeu (10) (Stadiumi i Laçit)

Lexo edhe

Video

error: