Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku

Edhe sot po vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut, Muhabi Shukri Islami, i lindur më 13.03.1978.  I njëjti më datën 07 qershor kishte dalur nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.


Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt ,FSK, Zjarrëfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur me mëngjes kërkimin e tij.

“Ai ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur gjinse të kaltërta, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ( tel .192) “, thuhet në njoftim.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.