Vazhdon drama e Ronaldos, nuk paraqitet as në ditën e dytë të stërvitjes

Vazhdon drama e Ronaldos, nuk paraqitet as në ditën e dytë të stërvitjes

Siç duket, e ardhmja e Cristiano Ronaldos te Manchester United është drejt fundit.

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Cristiano Ronaldo nuk është paraqitur as në ditën e dytë të stërvitjes me Manchester United.


Thuhet se ai i ka treguar klubit se ai është ende duke u marrë me çështje personale dhe familjare.

Ndërkaq, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes është duke shikuar opsione që të gjejnë sa më shpejtë një klub të ri.

Në anën tjetër, pozita e United është e qartë, ku nuk dëshiron ta humbasë portugezin këtë verë.

Lexo edhe

Video