Vazhdon bixhozi në Samadraxhë të Suharekës

Vazhdon bixhozi në Samadraxhë të Suharekës

Dy lokale janë bastisur dje në fshatin Samadraxhë të Suharekës, me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz.

Sipas Policisë, bastisja është kryer me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.


Po në këtë fshat është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate,500 Forinta Hungareze,200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune,6 dolar Amerikan,110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase .

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Përndryshe, në këtë fshat edhe kohë më parë janë zhvilluar bastisje të tilla.

Video

1 Comment

Comments are closed.

error: