Vazhdon befasia, mposhtet Atletico dhe ndizet La Liga

Vazhdon befasia, mposhtet Atletico dhe ndizet La Liga

Atletico Madridi vazhdon të befasojë me rezultate të papritura në javët e fundit në La Liga dhe së fundi ka pësuar disfatë nga Levante me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 të kampionatit spanjoll.

Morales ishte ai që realizoi golin e parë për Levanten në minutën e 30’, kurse për rezultatin përfundimtar 2-0 realizoi de Frutos në minutat shtesë të ndeshjes duke bërë kështu befasinë e radhës pasi kjo skuadër para pak javësh e kishte mposhtur edhe Real Madridin, përcjell KosovaPress.


Kjo humbje e skuadrës së Diego Simeones do të jetë shumë e mirëseardhur për Real Madridin dhe Barcelonën të cilët nëse i fitojnë ndeshjet e tyre sot dhe nesër do të ofrohen edhe më shumë dhe kështu lufta për titull e cila deri para pak javësh konsiderohej e mbyllur për shkak të formës së mirë të Atleticos, tani mund të konsiderohet e hapur dhe e paparashikueshme.

Edhe pas kësaj humbjeje, Atletico Madridi vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare me 55 pikë, e ndjekur nga Real Madridi me 49 dhe Barcelona me 46 pikë.

Lexo edhe

Video

error: