Vazhdon bashkëpunimi mes KOK-ut dhe KosovaPress-it

Vazhdon bashkëpunimi mes KOK-ut dhe KosovaPress-it

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar bashkëpunimin me Agjencinë e Lajmeve Kosova Press (KP)

Marrëveshja mes dy palëve është nënshkruar sot nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtoresha e përgjithshme e KP-së, Suzana Rakovica.

Kontrata e re mes dy palëve është e vlefshme deri në fund të vitit 2024, ndërsa parasheh benefite më të mëdha për KOK-un, në krahasim me kontratën e deritashme.


Presidenti Krasniqi ka theksuar se Kosova Press është duke luajtur rol kyç në promovimin e aktiviteteve të KOK-ut, për çka ka ekzistuar vullneti i madh për të vazhduar bashkëpunimin.

Edhe drejtoresha Rakovica është shprehur falënderuese për bashkëpunimin e mirë me KOK-un.

Kosova Press është sponsor medial i KOK-ut prej vitit 2017.

Lexo edhe

Video