Vazhdon arrestimi i personave që nuk respektojnë orën policore

Vazhdon arrestimi i personave që nuk respektojnë orën policore

Katër persona janë arrestuar dhe dhjetë të tjerë janë shoqëruar në stacionet policore gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19.

Sipas Policisë, në Gllogoc është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Një tjetër është arrestuar në Prishtinë, një në Malishevë dhe një në Pejë. Ky i fundit është arrestuar pasi në lokalin e tij afarist kishte lejuar të qëndronin disa persona të cilët i kishte shërbyer me kafe.


Përveç njësitit policor në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

Sipas Policisë, dy persona janë shoqëruar në stacionin policore në Gllogoc, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Pastaj, dy nga Prishtina, një nga Ferizaj, një mashkull dhe një femër në Suharekë, dy në Prizren dhe një në Leshak të Leposaviqit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

error: