Shtëpitë u evakuuan dhe shumë shkolla u mbyllën pasi një stuhi tërmetesh goditi zonën përreth Napolit në Italinë jugore.
Më shumë se 160 tërmete u regjistruan mbrëmjen e së hënës dhe gjatë natës.
Gaetano Manfredi, kryebashkiaku i Napolit, pranoi se banorët mund të jenë të frikësuar - por tha se zyrtarët "janë të vëmendshëm".
Qindra tenda u ngritën në Pozzuoli dhe disa banorë qëndruan në rrugë për pjesën më të madhe të natës, megjithëse të tjerë zgjodhën të qëndronin diku tjetër me të afërmit.
Ndërsa nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme në struktura, disa shkolla në Napoli mbetën të mbyllura të martën për inspektime - dhe një burg i grave në Pozzuoli u evakuua si masë paraprake.
Manfredi paralajmëroi se "mund të ketë tërmete më serioze" në të ardhmen dhe tha se zyrtarët duhet "të menaxhojnë këtë situatë emergjente me të cilën mund të na duhet të jetojmë për muaj të tërë"./BBC