Vazhdojnë problemet për Barcelonën, lëndohet Fati

Vazhdojnë problemet për Barcelonën, lëndohet Fati

Sulmuesi i Barcelonës Ansu Fati nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme të La Ligas kundër Rayo Vallecano, pasi që ka pësuar një lëndim në gju.

Tinejxheri spanjoll, i cili veçse ka nënshkruar një kontratë të re shumë vjeçare në “Camp Nou”, ishte zëvendësuar në humbjen e Barcelonës në “El Clasico” nga Real Madridi, pasi që kishte pësuar një goditje në gju, përcjell KosovaPress.

Ronald Koeman ka treguar në konferencën për media para ndeshjes me Rayo Vallecano që Fati mund të mos paraqitet në ndeshjen e sotme.


Në fakt, ai nuk ishte vërejtur në grumbullimin e lojtarëve për ndeshjen ndaj Vallecanos, dhe gjigandi katalunas e ka konfirmuar që Fati nuk do të paraqitet sot në stadiumin “Vallecas”.

“Ansu Fati ka dhimbje në gjurin e tij të djathtë. Ai nuk do të jetë i gatshëm për grumbullim dhe rikuperimi i tij do të tregojë datën se kur do të kthehet ai”, tha Koeman.

Po ashtu, në ndeshjen e sotme Koeman do të jetë pa Ousmane Dembele, Martin Braithwaite, Pedri, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo.

Lexo edhe

Video

error: