Vazhdojnë kohërat e vështira për Juventusin, mposhtet nga Atalanta

Vazhdojnë kohërat e vështira për Juventusin, mposhtet nga Atalanta

Ka përfunduar derbi në stadiumin “Allianz” mes Juventusit dhe Atalantas, ku kjo e fundit ka arritur të arkëtoj pikët e plota.

Kriza me rezultate negative te gjigandi italian Juventus po vazhdon, ku sot ka pësuar humbje me rezultat minimal 1:0 kundër Atalantas, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm në ndeshje, dhe të fitores për Atalantan e shënoi sulmuesi Duvan Zapata në minutën e 28’ të ndeshjes, pas një asistimi të mbrojtësit shqiptar Berat Djimsiti.


Humbja e sotme është e dyta radhazi për “Zonjën e Vjetër”, ku të martën u mposht me rezultat të thellë 4:0 si mysafirë i Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Me tre pikët e reja, Atalanta zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 28 pikë, aq sa ka edhe Interi në pozitën e tretë.

Në anën tjetër, Juventusi vazhdon formën e dobët në këtë sezon, ku pas 14 ndeshjeve ka arkëtuar 21 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes mes Juventusit dhe Atalantas është 1:0 në favor të mysafirëve.

Lexo edhe

Video