Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin e “ndërrimit të foshnjave” në QKUK, për të cilin u raportua të enjten.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“QKUK, Prishtinë 21.09.2022 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshon se viktimës femër kosovare i është ndërruar foshnja. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Komentet janë të mbyllura.