Vazhdohet afati i letërnjoftimeve për shtetasit e vendit dhe leje qëndrimeve për shtetasit e huaj 

Vazhdohet afati i letërnjoftimeve për shtetasit e vendit dhe leje qëndrimeve për shtetasit e huaj 

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar sot vendimin ku të gjithë shtetasve të Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i letërnjoftimit, nga pamundësia që ta vazhdojnë për shkak të situatës me koronavirus, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Vendimi vlen edhe për shtetasit e huaj që kanë leje qëndrim, por që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë.


Ky vendim është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.

 

 

error: