Vashat e Kosovës pësojnë humbje të thellë nga Belgjika

Vashat e Kosovës pësojnë humbje të thellë nga Belgjika

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka zhvilluar sot ndeshje si mysafire kundër Belgjikës, nga e cila pësoi humbje të thellë me rezultat 6:0.

Fillimisht, belget shënuan pesë gola në pjesë e parë përmes Vanhaevermaet në minutën e 3’, Cayman në të 9’, Wullaert në të 16’, De Caigny në të 28’ dhe përsëri Vanhaevermaet në minutën e 36’, përcjell KosovaPress.

Pjesën e dytë e nisi më mirë Belgjika, e cila shënoi edhe dy gola të tjerë përmes Wullaert në minutën e 51’ dhe në atë të 69’, për ta vulosur rezultatin final në 7:0.


Kjo ishte humbja e dytë e vashave kosovare në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror për femra, njëkohësisht humbja më e thellë që nga prilli i vitit 2017.

Me tre pikët e reja, Kombëtarja e Belgjikës në kategorinë e femrave tani renditet në vendin e parë në Grupin F me shtatë pikë, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Kosova me një barazim dhe dy humbje pozicionohet në vendin pestë me vetëm një pikë të arkëtuar, tre sosh më pak se Shqipëria në pozitën e katërt.

Lexo edhe

Video

error: