Vashat e Kosovës barazojnë me Armeninë

Vashat e Kosovës barazojnë me Armeninë

Kombëtarja e Kosovës te femrat e grupmoshave U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë të turneut kualifikues për Evropianin “Suedia 2024”.

Kosova është nikoqire e Grupit B1 të Ligës B, ku ndeshjen e parë e kishte kundër Armenisë, raporton KosovaPress.

“Dardanet” e reja barazuan pa gola me Armeninë, edhe pse të dyja kombëtaret u angazhuan maksimalisht në fushë.


Ndeshjet e radhës zhvillohen të premten. Kosova luan kundër Gjeorgjisë në “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00, ndërsa në “Fadil Vokrri” Maqedonia e Veriut e pret Armeninë, ndeshja zhvillohet në ora 15:00.

Grupin B1 të Ligës B e hapi ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut e cila u zhvillua në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, dhe përfundoi 5:0 në favor të futbollisteve maqedonase.

Kosova U17 (femrat) 0:0 Armenia U17 (femrat)

Lexo edhe

Video