Vashat “Dardane” e pësojnë keq nga Norvegjia

Vashat “Dardane” e pësojnë keq nga Norvegjia

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë në kategorinë e femrave, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset drejt Kampionatit Botëror të femrave “AUZN 2023”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Kosova ka pësuar humbje të thellë si mysafire e Norvegjisë me rezultat 5:1, përcjell KosovaPress.


Në këtë fitore të norvegjezeve kontribuuan Hegerberg me tre gola, dhe Ildhusoy e Leonhardsen me nga një gol, kurse golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi mesfushorja Ereleta Memeti.

Me pikët e reja, Norvegjia renditet në pozitën e parë në Grupin F me gjithsej 19 pikë, krahas Kosovës që zë vendin e pestë në tabelë me vetëm katër pikë të arkëtuara.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë në rolin e nikoqirit, ku pret në shtëpi Kombëtaren e Belgjikës më 12 prill, me fillim nga ora 20:00.

Lexo edhe

Video