Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vasfija Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e LVV-së

Vasfija Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e LVV-së

Gruaja e parë e cila foli publikisht për tmerrin e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Vasfije Krasniqi është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për KosovaPress, vëllai i saj, Nafi Krasniqi. Ndërkohë që ka bërë të ditur se nuk do të aderojë as në partinë e Albin Kurtit, e as të Vjosa Osmanit.


“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon as në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin. Ajo do të mbështes kauzat e saj për të mbijetuarit e dhunës seksuale”, ka thënë ai për KosovaPress.

Vasfije Krasniqi Goodman në tetor të viti 2018, rrëfeu publikisht mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë. Ajo ishe viktimë e dhunës seksuale në moshën 16 vjeçare. /Sh.Pajaziti/

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: