Varroset futbollisti Erion Kajtazi

Varroset futbollisti Erion Kajtazi

Familjarë, bashkëlojtarë, trajnerë, mësimdhënës, shokë e miq të shumtë ia dhanë sot lamtumirën Erion Kajtazit, djaloshit, futbollistit mitrovicas i cili humbi jetën në fushën e lojës pas një sulmi në zemër.

Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë edje presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajylla Çeku dhe figura të tjera publike.


Për Erionin, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shkruan në “Facebook: duke e cilësuar si një ndër talentët më të mëdhenj të gjeneratës së tij.

“Eri shquhej si njëri nga talentet më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ishte shembull në fushën e gjelbër. Ai e dha kontributin e tij edhe në fanellën e Kombëtares U17, derisa ishte afër transferimit në futbollin evropian, atje ku synonte ta ndërtonte karrierën e tij të bujshme.”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Video