Varroset Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Varroset Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Në mbrëmjen e së mërkurës i është dhënë lamtumira e fundit, Anjeza Bellanicës, 18-vjeçares që humbi jetën në aksidentin në Kroaci.

Familjarë dhe miq të shumtë janë mbledhur në Krushë të Madhe të Rahovecit për ta varrosur viktimën më të re në moshë nga aksidenti i autobusit që po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.


Dhimbja te familjarët është e madhe për Anjezën, megjithëse s’pranuan të flasin para kamerës së KosovaPress-it dhe nuk lejuan të gjirohet procesi i varrimit. Ata jashtë kamerës së KosovaPress thanë së kjo tragjedi është e rëndë për familjen e tyre.

E ndjera së bashku me 9 qytetarë të tjerë humbën jetën si pasojë e një aksidenti në Kroaci, rrugës për atdheun e tyre. Ndërsa mbi 40 të tjerë u lënduan.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.