Varrosen nënë e bijë, viktima të aksidentit në Kroaci

Sot pasdite në varrezat e qytetit në Gjakovë iu është dhënë lamtumira e fundit Valentina Binakaj dhe vajzës së saj Erlinda, të cilat humbën jetën tragjikisht të dielën ndërsa po ktheheshin në vendlindje.


Nëna 45-vjeçare dhe Erlinda 19-vjeçare po vinin nga qyteti jugor gjerman Ulm, për të marrë pjesë në fejesën e motrës së saj kur ato humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Kroaci në të cilën mbetën të vdekur gjithsej dhjetë persona.

Po sot gjatë ditës është bërë edhe varrimi i personave të tjerë të cilët humbën jetën tragjikisht kur autobusi me të cilin po udhëtonin ata në linjën Frankfurt-Prishtinë, doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brodit dhe u përmbys.

Lexo edhe

Video

error: