Varhelyi: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, thelbësor për Serbinë

Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi deklaroi sot se Shqipëria ka ofruar reforma të prekshme dhe të qëndrueshme sidomos në gjyqësor dhe strukturat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa, në pjesën e raportit të progresit për Serbinë thotë se përparimi i kësaj të fundit në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor.

Varhelyi në konferencën për  medie tha se Komisioni Evropian pret përparim të vazhdueshëm veçanërisht në zhvillimin e historikut të dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria ka ofruar reforma të prekshme dhe të qëndrueshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë me reformën gjyqësore dhe strukturat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne presim përparim të vazhdueshëm veçanërisht në zhvillimin e historikut të dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për lirinë e medias dhe aktet e tjera nënligjore për të drejtat e minoriteteve”, tha ai.


Ndërsa, lidhur me të gjeturat e Raporti të Progresit 2021 për Serbinë, komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se përparimi i Serbisë në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor dhe do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të pranimit

“Në Serbi, ka një angazhim të ripërtërirë për reformën, ndryshimi kushtetues për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit është në rrugën e duhur për t’u finalizuar deri në fund të këtij viti. Serbia duhet të vazhdojë dhe thellojë reformat edhe në luftën kundër korrupsionit, lirisë së medias, trajtimit të brendshëm të krimeve të luftës dhe luftës kundër krimit të organizuar. Përparimi i Serbisë në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor dhe do të vazhdojë të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave të pranimit. Ne mirëpresim që Serbia ka përmbushur standardet për hapjen e grupit 3, për konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, dhe grupin 4, për agjendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme. Ne mbështesim ambicien e Serbisë për të hapur sa më parë grupe të reja në bisedime, në bazë të progresit të vazhdueshëm të reformës”, tha ai.

KE sot publikoi Raportin e Progresit për vitin 2021 edhe për Kosovën. Sipas raportit, KE qëndron prapa vlerësimit të tij të korrikut 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por propozimi është ende në pritje në Këshill dhe duhet të trajtohet si çështje urgjente.

Ndërsa, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Serbi si urgjente dhe qenësore që të dyja vendet të avancojnë në rrugët e tyre për në BE u konsiderua arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme. Derisa Raporti i Progresit po ashtu thekson se Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut.

Lexo edhe

Video

error: