Van Dijk e De Bruyne kapen të përqafuar e duke kërcyer së bashku – video

Van Dijk e De Bruyne kapen të përqafuar e duke kërcyer së bashku – video

Virgil van Dijk dhe Kevin De Bruyne kanë lënë në një anë rivalitetet e klubeve pasi janë parë duke festuar së bashku në Ibiza.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk dhe mesfushori i Manchester Cityt, De Bruyne, u përballën kokë më kokë për titullin e Premier Ligës në sezonin e kaluar, përcjell KosovaPress.

De Bruyne përfundoi me një tjetër medalje fituesi të Premier Ligës, pasi City mposhti ngushtë Liverpoolin drejt titullit me diferencë prej një pikë të vetme.

Në anën tjetër, Van Dijk fitoi dy trofe me Liverpoolin në sezonin që lamë pas, respektivisht atë të FA Cup dhe të Carabao Cup.

Të dy lojtarët u përfshinë në ekipin e vitit të PFA Premier League pas sezoneve mbresëlënëse për skuadrat e tyre përkatëse.


Por pavarësisht rivalitetit të vazhdueshëm mes dy klubeve të tyre, Van Dijk dhe De Bruyne njihen si miq të mirë.

Tani janë shfaqur pamjet e dyshes në fjalë duke festuar së bashku në klubin e natës në Ibiza “Ushuaïa”.

Ata mund të shihen duke u përqafuar dhe duke qeshur ndërsa shikonin një ngjarje duke u luajtur.

Videon e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video