Vallja e Bandon Wagon-it të Edit dhe Batonit

Vallja e Bandon Wagon-it të Edit dhe Batonit

Edi Rama po na shfaqet si Uragan- si një shpatë me dy teha. Mban fjalim në Këshillin e Evropës (KE) dhe lobon për Kosovën, për Hashim Thaçin, për UÇK-në, në njërën anë dhe mbron Vuçiçin, shokun e tij dhe projektin e Ballkanit të Hapur, në anën tjetër dhe natyrisht e dobëson, e kundërshton Albin Kurtin. Normal se Albin Kurti- kryeministri i Kosovës e thotë se nuk ja dëgjon dhe nuk e ka dëgjuar fjalimin e tij. Fjalimi i Edi Ramës e la në hije delegacionin e Kosovës- fjalimin e Saranda Bogujevcit.

Gjithashtu fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës, tregon se Edi Rama nuk e njeh fare kontekstin kosovar, as kohën e luftës as masakrat serbe etj etj dhe, natyrisht ka lancuar bashk me Batonin ose e ka tematizuar fare modelin e përfolur për t´ja lidhur kokën bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Albania Post e boton dokumentin që thuhet se Gjermania dhe Franca e kanë në tavolinë për t´ju ofruar palëve negociouse dhe ky pra Edi Rama- që na asocion me margarinin 60 përqind yndyrë, i jep baton Haxhiut dokumentin ekskluziv- i thotë; -botoje Baton dhe mbaje Bandon Wagonin e lëvishëm- përcille me muzikë! Dhe opinioni publik pastaj merret 24 me të. Pra, Edi Rama bënë fushatë politike partiake pa qenë fare në fushatë elektrale dhe Baton Haxhiu e mbisundon opinionin publik dhe kështu arrihet ajo ´heshtja e merituar´për Albin Kurtin. Tema e modelit që ofron Batoni me Edin na e tematizojnë termat, teorinë e konceptit Teoria e spirales së heshtjes nga Elisabeth Noelle-Neumann ose me këtë bëhet aktuale ´vallja e shiut´, e ilustruar nga indianët e vjetër Hopi, të cilët luanin ´vallen e shiut´kur kishte thatësira. Ky ritual bëhej nga ata që të kërkonn nga perëndia shiun e dëshiruar, por në të njëtën kohë vallja forconte kohesionin e fisit, i bashkonte ata në kohë krize që indianët të mund ta kalonin thatësirën dhe ndoshta përmes vallëzimit do ju vinte shiu. Në funksionin manifestues dhe latent të vallëzimeve të shiut bëhet fjalë për një kërkesë për perënditë për ta sjellur ´shiun´ dhe nga ana tjetër për integrimin e fisit në kohë krize.

Në aspektin politik dëshira latente dhe ajo manifestuese do mund të indentifikohet në rastin e debatit lidhur me modelin gjerman që, sipas Baton Haxhiut dhe informatorit të tij Edi Rama do thotë se debati tani do vazhdoj. Dhe Baton Haxhiu në Kosovë e solli tek T7, në Pressing. Në këtë debat u tha se modeli i zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë ai mes dy Gjermanive nga shekulli i kaluar. Por po shihet se kjo çorbë është tepër bajate. U mundova të gjej ndonjë trajtim serioz për këtë temë dhe nuk gjeta. Euroactiv e ka botuar një tekst këto ditë ku kalimthi përmendet se ky është një dokument që Baton Haxhiu e ka botuar në Albania Post, siç e cekëm më lartë. Por, të mos harrojmë se për këtë temë është shkruar në Albania Post qysh me 3 qershor të vitit 2021. Prandaj nuk ka asgjë të re dhe eksluzive. Me këtë sensibilizim ka vetëm tendenca që opinioni publik të vihet në lajthitje. Ose më saktë, ky është një orkestrim i Bandon-Wagon-it me muzikë. Në këtë valle do të duhej të luajnë të gjithë. Ndoshta nga zhurma e madhe nuk dëgjohet mirë kush këndon e kush vallëzon?!Këtë e vërteton edhe edhe kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës z. Donika Gëvalla- Schwarz, të cilët e pranuan se egziston një dokument i tillë. Megjithatë unë besoj se gjërat akoma nuk janë kristalizuar sa duhet. Mund të jetë ose është thjeshtë valle e luajtur ca vite më parë. Tematizimin bëhet tani më shumë nga mosdija por edhe me qëllim.

Unë parasëgjithash besoj se tema e modelit gjerman është tematizim reciklues dhe natyrisht është propaganda e Baton Haxhiut me Edi Ramës se gjoja e kanë një dokument i cili qenka një akordim mes Berlinit dhe Parisit se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është i ngjashëm me Traktatin historik midis RFGJ-së dhe RDGJ-së i cili po thuhet se mund të jetë një model për Serbinë dhe Kosovën. Se kjo tani është një ndërmarrje e vjetëruar diplomatike, e vërteton fakti se SHBA dhe vet kancelari gjerman e ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Serbia dhe shtrohet pyetja logjike; pse tani të flasim për diçka të tejkaluar? Mbase nuk kemi egzistencën e dy Gjermanive, nuk e kuptoj pse duhet të merrej modeli i të kaluarës sepse kështu vetëm po zvarriten çështjet? Fakt është se modeli mes dy Gjermanive është i vjetër, sepse për të flitet nga viti 2007 e më pas në vitin 2017 2021 dhe tani në vitin 2022, të cilin e ka lancuar fillimisht politologu dhe eksperti gjermani për Ballkan Werner Weidenfeld. Çështja e statusit të Kosovës pra e njohjes nga Serbia, sipas tij, duhet të lihet jashtë. E Pse? Ndësa presidenti amerikan Joe Biden po e thotë dhe e ka thënë qartë se njohja duhet të jetë në qendër ose si rezultat përfundimtar i bisedimeve. Po nga na dali tani kjo, pse po u besojmë ekspertëve dhe kuzhinave të propagandës në Prishtinë dhe Tiranë? Kjo sjellje na kthen shumë mbrapa, madje kjo lojë diplomatike është sikur se diskursi ose ndërmarrja për ndryshimin e kufinjëve. Vetëm humbje kohe dhe energjie.


Po të ngelim edhe pakëz përfund tek modeli. Idenë e modelit gjerman z. Weidenfeld e ka përmendur edhe në vitin 2017, ku ai për DW e ka shpjeguar kështu; kemi dy pikëpamje të ndryshme, asnjëri nuk dorëzohet në thelb, as Kosova as Serbia, por ka një interes për një përmirësim praktik të situatës. Të gjitha palët mbajnë qëndrimin e tyre parimor, por përtej pozicionit parimor vjen një përmirësim i situatës praktike. Nëse jeni të interesuar që të keni kontakte më të mira ose, për shembull, të mos ketë pengesa për të udhëtuar, atëherë ky është padyshim një model.

Traktati bazë u propozua, sic thamë fillimisht nga Wolfgang Ischinger në vitin 2007, dhe në atë kohë Beogradi e refuzoi me vendosmëri propozimin. A ishte ky një gabim? Kosova më vonë e shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe sot njihet si shtet i pavarur nga shumica e shteteve.

Modeli i dy Gjermanive është kontestuar gjithashtu nga diplomati amerikan, Mitchel Haltzel.Sipas tij “Modeli i dy Gjermanive … nuk do të funksiononte në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Shqiptarët dhe serbët nuk janë i njëjti popull”, është shprehur Haltzel.

Sikur në vitin 2007 por as në vitin 2017 modeli i dy gjermanive nuk u përfill. Tani akoma egziston status quo-ja por situata politike nuk është e njejta, tani kemi implikim dhe aprovim të reciprocitetit mes dyja shteteve, dhe natyrisht sikur SHBA-të, poashtu edhe Gjermania e kërkojnë njohjen reciproke.

Prandaj përfund: Vallja e shiut duhet të luhet jo si lutje latente për ta implikuar modelin gjerman, por si objektiv manifestues për ta forcuar dhe pranuar njohjen reciproke.

Lexo edhe

Video