Skuadra spanjolle Valencia, ka bërë një ofertë të dytë drejt Tottenham për mesfushorin Harry Winks, raporton gazetari i njohur Guillem Balague.
Ekipi nga La Liga janë pranë një marrëveshjeje që ta huazojnë lojtarin në Spanjë, deri në fund të edicionit 2020/21, përcjell KosovaPress.
Winks ka bërë shtatë paraqitje në Premier Ligë këtë sezon, dhe ende nuk ka arritur të shënoj gol ose të asistoj për skuadrën e Jose Mourinhos.
2 Comments
Komentet janë të mbyllura.