Futbollistët e Villarreal mposhtën sonte rivalin e tyre të zemëruar Valencia me rezultat 2:0, në ndeshjen e raundit të 32-të të La Ligës spanjolle.
Derbi i Valencias i takoi “nëndetëses së verdhë” falë golave të Paco Alcácer në minutën 14 dhe Gerard Moreno në minutën 44.
Me këtë triumf, skuadra nga ‘El Madrigal’ vazhdon luftën për një vend në Ligën e Kampionëve dhe në të njëjtën kohë la Valencinë jashtë garës.
Misioni praktikisht është i pamundur për Valencinë edhe pse ka tetë raunde deri në fund të kampionatit, pasi ajo renditet e teta në tabelë me 46 pikë, ndërsa Villarreal i pesti me 51, transmeton KosovaPress.