Valencia dhe Sevilla ndahen në paqe

Valencia dhe Sevilla ndahen në paqe

Sevilla nuk ka arritur të rrëmbejë më shumë se një pikë nga ballafaqimi me Valencian në kuadër të xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Rezultati final i ndeshjes ishte 1-1. Autogoli i Diakhabut në minutën e shtatë të ndeshjes i dha epërsinë Sevilla, por vetëm një minutë para se të mbyllej pjesa e parë, Valencia barazoi shifrat me golin e Guedes, transmeton KosovaPress.


Ky doli edhe të ishte rezultati final i takimit pasi në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.

Valencia renditet në vendin e nëntë me 29 pikë, kurse Sevilla e dyta me 45 pikë.

Lexo edhe

Video