Valencia-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare

Valencia-Barcelona, publikohen formacionet zyrtare

Barcelona do të shikojë të reflektojë nga humbja e kaluar kundër Granadas, duke vazhduar sot kampanjën drejt titullit të La Ligas me ndeshjen si mysafire kundër Valencias.

Skuadra e Koeman e humbi shansin xhiron e kaluar të ngjitet në pozitën e parë, ku momentalisht gjendet e treta në tabelë me 71 pikë, tri më pak se vendi i dytë Real Madridi, e pesë pikë më pak se lideri Atletico Madridi, ndërsa nikoqirët e sotëm Valencia zënë vendin e 14.

Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve në këtë ndeshje, ku nuk do të paraqiten Braithwaite, Coutinho dhe tinejxheri Ansu Fati, përcjell KosovaPress.


Formacionet zyrtare:

Valencia (3-5-2): Cillesen; Guillamon, Paulista, Lato; Correia, Wass, Soler, Racic, Gaya; Guedes, Gomez

Barcelona (3-5-2): Ter Stegen; Lenglet, Pique, Araujo; Alba, Pedri, Busquets, De Jong, Dest; Griezmann, Messi

21:00 Valencia (14) – Barcelona (3) (Stadiumi Mestalla)

Lexo edhe

Video