Valdete Daka mban konferencë për media

Valdete Daka mban konferencë për media

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Në konferencë për medie, Daka do të dalë në ora 11:00.

Të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkarkoi Valdete Daka nga pozita e kryetares së KQZ-së.  Për çka ngjalli edhe reagime nga shoqëria civile por edhe së fundmi nga Bashkimi Evropian.


Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe të ruhet pavarësia e KQZ-së.

“Për vendimin e Vjosa Osmanit për ta shkarkuar kryetaren e KQZ-së dhe për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet, në mënyrë që të sigurohet përgatitje profesionale edhe në kohë të zgjedhjeve komunale dhe reformës së legjislacionit zgjedhor”, ka shkruar në Twitter Szunyog.

Ndërsa, Osmani në vend të Dakës ka emëruar Kreshnik Radoniqin.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: