Vaksinim apo test, dorëzohet ankesa në Kushtetuese

Vaksinim apo test, dorëzohet ankesa në Kushtetuese

Dy qytetarë sapo kanë dorëzuar shkresën sa i përket vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës për vaksinim. Ata thanë se nuk janë kundër vaksinimit por janë kundër kushtëzimit për vaksinim apo teste.

Arianit Sllamniku nga Inciativa Joformale në një prononcim për media, tregon se e kanë dorëzuar shkresën në Gjykatën Kushtetuese kundër vaksinimit të detyrueshëm.


“Sot e dorëzuam shkresën të cilën e kemi paralajmëruar ditët më parë lidhur me ankesën e vendimit të Qeverisë të Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 me numër 01/32, shkresë e cila ka të bëjë me ndalim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe kushtëzimin me vaksinim ose teste po iu thonë tani. Për më shumë detajë e kemi edhe avokatin këtu i cili e ka dorëzuar dhe është si përfaqësues i yni në këtë lëndë, në këtë rast, pasi që janë 17 avokatë në përgjithësi që kanë votu në dokumentin në fjalë të cilin vetëm se formalisht e kemi dorëzuar me avokatin”, ka thënë ai.

 Kurse avokati Muhamet Mulaj potencon se nuk janë kundër vaksinimit por kundër vaksinimit të detyrueshëm.

“Si i autorizim i qytetarëve dhe i iniciativës të disa avokatëve. Është një punë ekipore të cilën e kemi përgatit, ka të bëjë në lidhje me kërkesën mbi vendimin e ligjsërisë së qeverisë të cilën sot e kemi dorëzu në Gjykatën Kushtëtuese. Ne nuk jemi kundër vaksinimit, personalisht nuk jam kundër vaksinimit, mirëpo jemi kundër vaksinimit të detyrueshëm i cili është pengesë për qytetarin e sidomos kushtëzimi në vendet e punës, sot ka qenë pengesë meqenëse edhe vendimi ka hy në fuqi”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video

error: