Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të Gjykatës Speciale, ndaj babait të saj i cili sot u dënua me katër vjet e gjysmë.
Ajo e ka quajtur vendimin të njëanshëm dhe paralajmëroi ankesë në shkallën e dytë.
“Ne kemi shpresuar që ky gjykim të jetë i drejtë, por që nga fillimi është ditur që janë marrë padrejtësisht dhe nuk është hera e parë që ndaj UÇK-së bëhen padrejtësi të tilla prandaj me këtë gjykim thjesht Gjykata Speciale ka treguar edhe njëherë qëllimet dhe vendimet e saj të njëanshme…Nuk kemi biseduar ende me avokatët. Sigurisht prindi ka biseduar. Ne presim që brenda 15 ditëve të ardhshme të bëhet ankesa dhe të merret vendimi tjetër”, tha Gucati.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.