UTK e vlerëson të suksesshme pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izmir

UTK e vlerëson të suksesshme pjesëmarrjen në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izmir

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Izmir të Turqisë ku në bashkëpunim me komunitetin e turizmit në Kosovë prezantuan potencialet turistike të Kosovës si dhe ofertat konkrete për të gjithë të interesuarit.

Në një komunikatë për media UTK thotë se në kuadër të këtij panairi kishte shumë takime ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe interesim për të sjellë grupe turistësh, individ dhe familjarë për ta vizituar Kosovën.

“Gjatë këtyre ditëve, Unioni i Turizmit të Kosovës i prirë nga Kryetari z. Baki Hoti dhe anëtarët tjerë pjesëmarrës patën disa takime zyrtare, ku u pritën nga zyrtarët më të lartë të Odës Ekonomike të Izmirit, shoqatën e bizneseve BATUDER dhe agjensioneve kryesore turke që ofrojnë paketa në rajonin e Ballkanit. Unioni i Turizmit të Kosovës pati një takim me Presidentin e Shoqatës së Bizneseve BATUDER z. Akin Kazançoglu, ku u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në sektorin e turizmit dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në komunikatë.


Delegacioni u takua edhe me kryetaren e shoqatës shqiptare në Izmir dhe me shumë përfaqësues të bizneseve atje, përfshirë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këto pjesë të Turqisë, me qëllim të vendosjes së urave të komunikimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen.

UTK, me qëllim promovimin e turizmit të Kosovës dhe rritjen e numrit të vizitorëve në Kosovë bën të ditur se do të vazhdojë aktivitetet promovues edhe në të ardhmen.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht të punojmë dhe të kontribuojmë për zhvillimin e turizmit të Kosovës, gjithmonë duke qenë në mbështetje të komunitetit të turizmit dhe poashtu duke insistuar që institucionet tona ta përkrahin këtë sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë dhe punësimit”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrja në panairin e Izmirt u mbështet nga SëissContact – PPSE.

Lexo edhe

Video