Ushtria e Kim Jong-un po pëson humbje të mëdha në Ukrainë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Ushtria e Kim Jong-un po pëson humbje të mëdha në Ukrainë
14 orë më parë
Linku u kopjua

Forcat e Koresë së Veriut që luftojnë së bashku me trupat ruse në Ukrainë, po përjetojnë numër të konsiderueshëm viktimash, me mbi një mijë të vrarë ose të plagosur vetëm gjatë javës së fundit.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, në një konferencë për media sot, në të cilën shpalosi detaje mbi situatën në Kursk, ku trupat e liderit komunist Kim Jong-un janë përfshirë në "sulme masive" kundër pozicioneve ukrainase.

"Ne vlerësojmë se ato rezultuan në viktima të rënda për këto forca të Koresë së Veriut," tha Kirby, duke shtuar se 1000 viktimat e raportuara ndodhën brenda vetëm një jave.

“Është e qartë se liderët ushtarakë rusë dhe koreano-veriorë po i trajtojnë këta trupa si të ‘shpenzueshme’ dhe i urdhërojnë për sulme të pashpresë kundër mbrojtjes ukrainase”, shtoi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje raportet se ushtarët e Koresë së Veriut kanë zgjedhur të marrin jetën e tyre në vend që t'u dorëzohen forcave ukrainase.

"Kjo ka të ngjarë nga frika e hakmarrjes ndaj familjeve të tyre në Korenë e Veriut në rast se ata kapen," tha Kirby.

Vërejtjet vijnë pasi administrata Joe Biden shtyn ditët e mbetura në detyrë për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës.

Kirby konfirmoi se një paketë shtesë e ndihmës për sigurinë, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, do të shpallet në "ditët e ardhshme" për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për të zmbrapsur sulmet ruse dhe koreano-veriore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024