Ushtarët gjermanë shpëtojnë 19-vjeçaren nga Munihu, vëllain dhe nënën e saj

Ushtarët gjermanë shpëtojnë 19-vjeçaren nga Munihu, vëllain dhe nënën e saj

Anëtarët e ushtrisë gjermane janë vendosur jashtë aeroportit në Kabul për të siguruar që njerëzit të mbërrijnë të sigurt për fluturimet e evakuimit, tha sot ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë Anegret Kramp-Karenbauer.

Ajo i tha të përditshmes “Bild” se ishte pothuajse e pamundur që civilët të arrinin në aeroportin në Kabul dhe kjo ishte arsyeja pse u angazhua ushtria.

Gazeta gjermane shkruan se anëtarët e njësisë speciale të ushtrisë gjermane u dërguan për të shpëtuar familjen gjermane në Kabul.


“Gjatë një operacioni të fshehtë, ushtarët gjermanë kontrolluan qytetin dhe shpëtuan një vajzë nëntëmbëdhjetë vjeçare nga Munihu, vëllain dhe nënën e saj. Operacioni zgjati rreth një orë”, shkruan “Bild”.

Deri më tani, misioni i ushtrisë gjermane ishte i kufizuar në zonën në aeroport.

Kramp-Karenbauer nuk e konfirmoi drejtpërdrejt operacionin e forcave speciale, por as nuk e mohoi. Ajo vlerësoi punën e forcave speciale në Kabul, por edhe njësitë mjekësore, parashutiste dhe ajrore.

Video

error: