USAID dhe MBPZhR vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

USAID dhe MBPZhR vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë dhe programet mbështetëse të ministrisë për këtë vit.


Mustafa ka theksuar se do ta thellojnë partneritetin me USAID përmes projekteve konkrete me qëllim të avancimit të bujqësisë dhe aftësive të fermerëve për të qenë më konkurrues në treg.

Ndërsa, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno, e njoftoi ministrin Mustafa  me projektet e përbashkëta të USAID-it dhe MBPZHR-së, të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

error: