Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë e programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku nuk është përcaktuar fituesi.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Uruguai ka barazuar pa gola me Kombëtaren e Koresë së Jugut, raporton KosovaPress.
Të dyja kombëtaret tentuan ta gjejnë golin, por që dështuan ta regjistrojnë një goditje të vetme drejt kuadratit të portës.
Uruguai kishte 10 tentime për gol, krahas gjashtë sosh të Koresë së Jugut, por që asnjëra nga këto goditje nuk paraqiti rrezik të madh për portierët, Kim dhe Rochet.
Më i miri i ndeshjes ishte mbrojtësi uruguaian, Diego Godin, i cili u vlerësua me notën 7.9, kurse te Koreja e Jugut më të dalluarit ishin, Moon-Hwan, Young-Gwon, Jin-Su dhe Seung-Gyu të cilët u vlerësuan me notën 7.0.
Ndërkaq, lojtari me notën më të dobët të ndeshjes ishte Luis Suarez, i cili u vlerësua 6.0.
Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve dhe statistikat e ndeshjes mes Uruguait dhe Koresë së Jugut.
