Urdhër-arresti ndaj Putinit, Scholz: Askush nuk është mbi ligjin
Tjera
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përshëndeti të shtunën vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ai tregon se "askush nuk është mbi ligjin".

"Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës... Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani", tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, shkruan DW, përcjell KosovaPress

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të premten urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për dëbim të paligjshëm të fëmijëve dhe transferim të paligjshëm të njerëzve nga Ukraina në Rusi, që kur Moska ka filluar luftën në Ukrainë, në vitin 2022.

https://kosovapress.com/admin/biden-mirepret-urdher-arrestimin-per-putinin/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bgjykata-penale-nderkombetare-leshon-urdher-arrest-per-putinin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024