Uran Ismaili në Prishtina Podcast flet për Prishtinën Digjitale me ekspertët lokal

Uran Ismaili në Prishtina Podcast flet për Prishtinën Digjitale me ekspertët lokal

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili e ka vazhduar serinë e formatit të podcast-eve në të cilat ai vetë është moderator.

Në epizodën e dytë të serisë së quajtur Podcast Prishtina, Ismaili të ftuar ka pasë dy përfaqësues të komunitetit digjital, përkatësisht Uranik Begun nga ICK dhe Ermal Sadikun nga Link Plus.

Në postimin e tij në faqen e Facebook, Ismaili ka shkruar:

PRISHTINA PODCAST 🎧💙

Tema: “Prishtina Digjitale”


Mysafirë: Uranik Begu nga Innovation Centre Kosovo dhe Ermal Sadiku nga LinkPlus.

Digjitalizimi shkon përtej pajisjeve dhe aplikacioneve që mund të realizohen me shumë mjeshtri në Prishtinë. Që qeverisja e arsimi të jenë digjitale, do të punojmë të ndryshojmë mendësinë dhe mënyrën e të punuarit. Prishtina tanimë veçse është epiqendra e inovacionit dhe kreativitetit në Kosovë. Bashkë me komunitetin më aktiv në shoqëri, ne do ta stimulojmë digjitalizimin, ashtu që Prishtina të bëhet destinacioni kryesor rajonal për shërbime e produkte digjitale. Prishtina na bashkon. 🌳

Në programin e tij, Uran Ismaili e ka paraparë qeverisjen digjitale, digjitalizimin e proceseve të shërbimeve publike, komunikimin dhe pjesëmarrjen digjitale, arsimin digjital, digjitalizimin e infrastrukturës shkollore, Digjitalizimi i Procesit të Mësimit dhe Komunikimit me Nxënës, Ngritja e cilësisë së shkollave profesionale si dhe ekonominë digjitale, përfshirë edhe krijimin e qendrës multi-funksionale, të cilën e ka quajtur TULLA Hub.

Video e plotë e Prishtina Podcast

Lexo edhe

Video