Uran Ismaili: Me mua kryetar në Prishtinë, drejtorët komunalë s’do të jenë partiakë

Uran Ismaili: Me mua kryetar në Prishtinë, drejtorët komunalë s’do të jenë partiakë

Kandidati për të parin e Prishtinës, Uran Ismaili ka folur për vendimet e tij të para që do t’i marrë si kryetar.

Në një debat në RTK, Ismaili ka folur për 100 vendimet që do t’i marrë në 100 ditët e para të qeverisjes.


Njëri prej vendimeve të tij është që drejtorët komunalë nuk do të jenë partiakë, por njerëz profesionistë të fushës që do të zgjidhen sipas profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj qytetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prishtinën me plan, përkushtim, energji dhe vullnet – pa u ndalur asnjëherë, pa orar të zakonshëm prej orës 8:00 deri në 16:00, pasi qyteti ka shumë probleme e nevojitet shumë punë për të arritur deri te zgjidhjet shumë të nevojshme.

“Këto 100 vendime janë zotimi im se do të punoj me bashkëpunëtorët në komunë dhe me qytetarët e Prishtinës që brenda 100 ditëve të kemi një qytet më të pastër e më të sigurt për të gjithë. Do të punojmë me administratën publike dhe të gjithë ata që do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre planeve. Me mua si kryetar, Prishtina do ta ketë vëmendjen dhe përkushtimin e plotë të kryetarit të komunës. Do të ketë mentalitet të ri të qeverisjes, me qasje shumë të afërt e të lehtë për qytetarët”, ka thënë Ismaili.

Lexo edhe

Video

error: