Uran Ismaili flet për Prishtinën destinacion kulturor me dy regjisoret e njohura

Uran Ismaili flet për Prishtinën destinacion kulturor me dy regjisoret e njohura

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka publikuar edhe një episod të Prishtina Podcast.

Këtë herë, temë ishte Prishtina Destinacion Kulturor, ku mysafire të tij ishin dy regjisoret e njohura, Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha.

“Këtë herë po flasim për artin dhe skenën kulturore në Prishtinë. Me gjithë këtë talent që e ka kryeqyteti jonë, lehtë mund ta shndërrohemi në kryeqendër rajonale për kulturë dhe art”, ka shkruar Ismaili në Facebook.


Nga diskutimi me Zanën e Burbuqen, Ismaili ka treguar se kanë folur edhe për të kaluarën dhe të ardhmen e kulturës në Prishtinë.

Ndër të tjerë, në këtë episod është folur edhe për shkëmbimin e shumë ideve, planeve e projekteve të përbashkëta për rritjen e audiencave për artin, kulturën dhe festivaleve, kalendarin vjetor të kulturës në Prishtinë, shpërndarjen e ngjarjeve të kulturës në shkolla e lagje të qytetit tonë, kalendarin e përbashkët kulturor me Tiranën e shumëçka tjetër.

Për detajet e këtij diskutimi tejet interesant, shikojeni videon e plotë:

Video