Ura e Mesit, gur i çmuar i historisë dhe arkitekturës së shek. XVlll
Lexohet për: 2 min.
URA E MESIT
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ndau online pamjet e vizitorëve të shumtë, të cilët kanë zbukuruar kurorën e Urës së Mesit.

Ura e Mesit është një ikonë e bukur e qytetit, ndërtuar në vitin 1768. Me këtë rast vizitorët vendas e të huaj kanë rastin të zbulojnë një gur të çmuar të historisë dhe arkitekturës së shek. XVlll.

Falë ndërhyrjes së kohëve të fundit prej Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është kontribuar në rritjen e atraktivitetit të kësaj perle historike, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme të vizitave turistike në Shkodër.

Ura e Mesit në Shkodër, është Monument Kulture. Restaurimi përfshiu pjesën hyrëse të urës për sistemimin me kanale të shkarkimit të ujërave të shiut, por edhe kapuçimin e të gjithë parapetit të urës në të dy krahët e saj.

Pjesë e projektit ishte edhe ndriçimi i Urës së Mesit. Gjithashtu ndërhyrje u bënë edhe në pjesën shkëmbore në të dyja bazamentet e harkut të madh të Urës së Mesit.

Ura ka gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe josimetrike, e për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024