UP ishte themel i të gjitha zhvillimeve ndërkombëtare

UP ishte themel i të gjitha zhvillimeve ndërkombëtare

Studentët e viteve të 70-ta kanë pasur sfida të mëdha, por ideal të madh. Në atë kohë shumë pak kanë studiuar femrat, e më shumë meshkujt. Ata që kanë marrë pjesë në protesta, janë denoncuar.

Këto janë disa nga përgjigjet e ish-studentëve të Prishtinës gjatë atyre vjetëve. Studentët e sociologjisë në kuadër të javës së mbajtur të Universitetit kanë punuar edhe një hulumtim me temën “Dialog mes brezash- Universiteti i Prishtinës në 5 dekada”.

“Sfidat kanë qenë të shumta por ideali ka qenë i madh. Ka qenë problemi i hapësirave. Laboratorët kanë qenë të mangët. Në këtë kohë kanë studiuar më shumë gjinia mashkullore, e më pak femrat. Kushtet për punim dhe studim, janë përjashtuar për studime disa profesorë që kanë mbrojtur studentët janë larguar nga puna. Nëse profesorët kanë marrë pjesë në protesta janë denoncuar, po ashtu edhe studentët”, tha Goneta Ademi që ka qenë pjesë e këtij hulumtimi.


Kthesë e madhe për popullin shqiptar ishte edhe protesta studentore e vitit 1997. Ata që u intervistuan për këtë hulumtim e konsiderojnë si zgjim prej një situate letargjike.
Asistenti i lëndës, Artan Krasniqi tha se ky material është prej 600 faqeve, ku tregon edhe cili është qëllimi i këtij punimi.

Marjan Dema, i cili udhëheq me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, tha se sot po bëjnë edhe hapjen e javës së 50 vjetorit të UP-së.

“UP ishte themel i të gjitha zhvillimeve ndërkombëtare që ndodhen në fund të shek XX dhe në fillim të shekullit XXL. Tani ky institucion ka një detyrim para vetës, në atë të edukimit”, tha ai.

Lexo edhe

Video