United synon ta nis vitin e ri me fitore ndaj Bournemouth, ja formacionet zyrtare

United synon ta nis vitin e ri me fitore ndaj Bournemouth, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Manchester United dhe skuadrës së Bournemouthit, e vlefshme kjo për xhiron e 19 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, United e mposhti Wolverhamptonin me rezultat minimal 1:0, kurse Bournemouthi u mposht nga Crystal Palace me shifrat 2:0, raporton KosovaPress.

Momentalisht, United gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 32 pikë, krahas Bournemouthit që renditet në vendin e 15 me 16 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin korrik të vitit 2020, ku asokohe United fitoi bindshëm me rezultat 5:2.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Sancho dhe Tuanzebe, kurse te Bournemouthi mungojnë Brooks dhe Neto.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-3-1-2): De Gea; Shaw, Lindelof, Maguire, Wan-Bissaka; Eriksen, Casemiro, Van de Beek; Fernandes; Martial, Rashford

Bournemouth (4-4-2): Travers; Kelly, Mepham, Smith, Senesi; Cook, Lerma, Billing, Anthony; Solanke, Christie

Lexo edhe

Video