United shumë afër transferimit të yllit të Bayernit

United shumë afër transferimit të yllit të Bayernit

Siç konfirmohet nga eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, Manchester United është shumë afër transferimit të Marcel Sabitzer në formë huazimi nga Bayern Munichu.

Kushtet personale mes Sabitzer dhe United veçse janë rënë dakord, ku mesfushori austriak e ka pranuar menjëherë kalimin te “Djajtë e Kuq”, raporton KosovaPress.


Sabitzer ëndërron që të luajë në Premier Ligë dhe është tejet i lumtur që të luajë nën urdhrat e Erik ten Hag.

Marrëveshja mes dy klubeve tani është vetëm çështje kohe, ku do të jetë në formë huazimi deri në muajin qershor.

Lexo edhe

Video