United rikthehet në top katërshen e Premier Ligës

United rikthehet në top katërshen e Premier Ligës

Manchester United është ngjitur përsëri në top katërshen e Premier Ligës duke mposhtur Brentfordin në “Old Trafford”.

Goli i 15-të i sezonit i Marcus Rashford në Premier Ligë dhe i 28-ti në të gjitha garat për klubin e tij siguroi fitoren e madhe për “Djajtë e kuq”.

Ai e ktheu Unitedin mbi Tottenhamin në garën për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe ishte përgjigja që i duhej trajnerit Erik ten Hag pas humbjes të së dielës në Neëcastle.

Brentford, i cili është në kërkim të kualifikimit evropian, humbi vetëm për herë të dytë në 17 ndeshje në Premier Ligë, përcjellë KosovaPress.


Goli që pati vlerën e tri pikëve u realizua nga Rashford në minutën e 27’ pas asistimit nga Sabitzer.

United ka tani 53 pikë, aq sa edhe Neëcastle United në vendit të tretë dhe tri më shumë se Tottenham-i i vendit të pestë, i cili ka luajtur një ndeshje më shumë se rivalët e tyre.

Brentfordi qëndron në vendin e nëntë tre pikë prapa Brightonit të vendit të gjashtë, pasi ka luajtur dy ndeshje më shumë.

Lexo edhe

Video