United luan për “jetë a vdekje” ndaj Bayernit, formacionet zyrtare
Gjiganti anglez, Manchester United do të ballafaqohet sonte me gjigantin gjerman, Bayern Munich ndaj të cilit duhet ta synojë vetëm fitoren dhe njëkohësisht të shpresoj në një barazim ndërmjet Copenhagen dhe Galatasarayt në mënyrë që të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
“Djajtë e Kuq” janë në këtë situatë shumë të komplikuar pasi kanë vetëm katër pikë në vendin e fundit të Grupit A, ndërsa me nga pesë pikë janë para tyre Galatasaray dhe Copenhaga, kurse Bayerni është lider me 12 pikë, raporton KosovaPress.
Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Old Trafford”, ndërsa për United nuk do të paraqiten Casemiro, Diallo, Eriksen, Lindelof, Malacia, Martinez, Mount dhe Sancho, kurse te Bayerni mungojnë Buchmann, Gnabry, Marusic, Sarr, Ulreich dhe De Ligt.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester United (4-2-3-1): Onana; Dalot, Varane, Maguire, Shaw; Amrabat, McTominay; Antony, Fernandes, Garnacho; Hojlund
Bayern Munchen (4-2-3-1): Neuer; Davies, Upamecano, Kim, Mazraout; Goretzka, Kimmich; Musiala, Sane, Coman; Kane