United kërkon tre milionë euro për një miqësore

United kërkon tre milionë euro për një miqësore

Manchester United ka nisur punën që tani për të planifikuar turneun e ardhshëm veror dhe për të promovuar markën e klubit.

Djajtë e Kuq, mund të luajnë një miqësore kundër East Bengal, klub që ka bazën në Kalkutë.


Drejtuesit e klubit anglez duket se kanë bërë një inspektim të vendin dhe janë takuar me disa drejtues të skuadrës indiane.

Kërkesa e bërë nga klubi anglez për të zhvilluar këtë miqësore është tre milionë euro.

Klubin nga India është vënë në kërkim të sponsorëve për të plotësuar kërkesen e United, për të zhvilluar miqësoren e paraparë gjatë verës./KosovaPress/

Lexo edhe

Loading...
error: