United i rikthehet fitores, mposht Brightonin

United i rikthehet fitores, mposht Brightonin

Ka përfunduar ndeshja mes gjigandit anglez Manchester United dhe skuadrës së Brighton, e vlefshme kjo për Premier Ligën angleze.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, United ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Brightonit, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili kalon “Djajtë e Kuq” në epërsi në minutën e 51’ të ndeshjes.


Fitoren e United e vulosi mesfushori Bruno Fernandes, i cili shënon për rezultatin final 2:0 në minutën e 90’+7 shtesë të ndeshjes.

Me pikët e reja, Manchester United ngjitet në pozitën e katërt në tabelë në kuotën e 43 pikëve, në krahasim me kundërshtarin e sotëm Brightonin, i cili renditet në pozitën e nëntë me gjithsej 33 pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të United.

Lexo edhe

Video