Manchester United e konfirmoi se do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Christian Eriksen deri në muajin prill ose maj si pasojë e lëndimit, gjë kjo që e ka shtyrë Unitedin të hyjë në treg për një mesfushor në orët e fundit të merkatos dimërore.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Bayern Munichut, Marcel Sabitzer, të dilin “Djajtë e Kuq” po e shohin si alternativë për ta transferuar në “Old Trafford”, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Sabitzer i ka thënë Unitedit përmes agjentëve të tij se ai do të ishte mëse i kënaqur për t’iu bashkuar klubit dhe projektit të Erik ten Hag.
Bayerni dhe United janë në bisedime për kushtet e marrëveshjes, ku kanë mbetur edhe më pak se nëntë orë deri në mbyllje të merkatos.
Bëhet e ditur se Sabitzer nuk ka stërvitur sot me Bayernin.