United e blindon Rashfordin

United e blindon Rashfordin

Pas paraqitjeve fantastike që po i ka në Kampionatin Botëror “Katar 2022” me Kombëtaren e Anglisë, Manchester United po planifikon ta blindojë sulmuesin Marcus Rashford.

Ka kohë të gjatë që përflitet e ardhmja e Rashford te United, ku ylli anglez ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”, raporton KosovaPress.


Rashford ka kontratë me United deri në qershor të vitit 2023, ndërsa gjiganti anglez ka opsionin për t;ia rinovuar 25 vjeçarit kontratën edhe për një vit.

Në fakt, siç raportohet nga “Daily Mirror”, Manchester United do ta aktivizojë opsionin për t’ia zgjatur kontratën Rashfordit edhe për 12 muaj të tjerë, në mënyrë që ta ndalojë yllin anglez të bisedojë me klube të tjera.

Lexo edhe

Video