United do të reduktojë shpenzimet në merkatot e ardhshme

United do të reduktojë shpenzimet në merkatot e ardhshme

Manchester United ka vendosur të reduktojë aktivitetin e tij në tregun e transferimeve në merkatot e ardhshme, tha njëri nga drejtuesit e lartë të klubit sot, pas një rishikimi të skuadrës pas ardhjes së trajnerit të ri Erik ten Hag.

United ishte një nga shpenzuesit më të mëdhenj në Evropë në afatin kalimtar të verës, me një shpenzim që i afrohej 250 milionë eurove për lojtarët si Antony, Casemiro e Lisandro Martinez, përcjell KosovaPress.

20 herë kampioni i Anglisë raportoi një humbje neto prej 132.2 milionë eurosh për sezonin 2021/2022, me borxhin neto nën pronarët, familja Glazer, që u rrit nga 109.2 milionë euro në 589.4milionë euro.


Fluksi i lojtarëve të rinj ka filluar të tregojë shenja pozitive, me United që ka fituar katër ndeshjet e fundit të Premier Ligës angleze, pas hapjes me humbje të njëpasnjëshme që e vendosi Ten Hag nën presion.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Erik për të siguruar që ai të ketë lojtarë me cilësinë dhe karakterin e duhur për të arritur suksesin, ndërsa sigurojmë që investimi të mbetet në përputhje me angazhimin tonë për qëndrueshmërinë financiare,” tha John Murtough, drejtori i futbollit të United, në një thirrje për investitorët.

“Në përgjithësi, ne jemi përpara afatit në planet tona të rekrutimit siç është parashikuar në fillim të verës dhe nuk parashikojmë të njëjtin nivel aktiviteti në dritaret e ardhshme”, shtoi më tej Murtough.

Lexo edhe

Video