United dhe Leeds ndajnë pikët

United dhe Leeds ndajnë pikët

Ka përfunduar ndeshja dramatike mes Manchester United dhe Leeds United, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët.

Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United ka barazuar 2:2 me Leeds United, raporton KosovaPress.

Leeds e mbylli pjesën e parë të ndeshjes në epërsi prej një goli, ku Wilfried Gnonto shënoi në minutën e 1’ për 1:0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, ku Raphael Varane shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Leeds në minutën e 48’.


“Djajtë e Kuq” u rikthyen në lojë në minutën e 62’, kur Marcus Rashford shënoi për 2:1.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për United e shënoi Jadon Sancho, i cili vulosi rezultatin final në 2:2 në minutën e 70’.

Me këtë barazim, United zë vendin e tretë në tabelë me 43 pikë, krahas Leeds që renditet në pozitën e 16 me 19 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:2.

Lexo edhe

Video